Milani pret të premten në orën 20:45 skuadrën e Pisas për raundin e tetë në Serie A. Në prag të ndeshjes, për mediet foli Massimiliano Allegri, trajneri i kuqezinjve. Ai kërkoi kujdes ndaj Pisas, duke kujtuar humbjen në ndeshjen e parë të këtij sezoni kundër debutuesve të Cremoneses në 'San Siro'.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse përveç ndeshjes me Bolognan, ku ata pranuan katër gola ndërsa luanin me një lojtar më pak, Pisa gjithmonë ka bërë performanca të mira.

Ata janë një ekip fizik dhe mund të na shkaktojnë probleme. Pastaj duhet të thyejmë tabunë që këtë vit na pa të humbnim në javën e parë kundër një ekipi të sapongjitur në Serie A (Cremonese).

Ndodheni në vendin e parë - Nuk është se prisja të isha më përpara ose më prapa në renditje verën e kaluar. Trashëgova një ekip të shkëlqyer, të fortë dhe klubi gjithashtu ka bërë mirë për ta forcuar atë. Do të përballemi me një ekip që mund të të dëmtojë në lojë të hapur dhe duhet të ndërtojmë mbi atë që kemi bërë deri më tani", tha livornezi.

I pyetur mbi ndeshjen e 8 shkurtit kundër Comos, e cila është programuar të zhvillohet në Australi, Max shtoi: "Nëse luhet në Itali, edhe më mirë. Përndryshe, do të organizohemi për të shkuar në Perth për një ndeshje të rëndësishme", tha ai.