Milan dhe Juventus takojnë presidentin e Italisë para finales së Kupës

Milan dhe Juventus takojnë presidentin e Italisë para finales së Kupës

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella me kapitenin e Juventusit, Gigi Buffon dhe kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci

Juventus dhe Milan kanë mbërritur në “Quirinale”, ku janë pritur në formë private nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella në prag të finales së Kupës së Italisë.

Të parët që u futën në sallë ishin Allegri dhe Buffon, teksa të pranishëm ishin edhe gjyqtarët e ndeshjes.  Pak më vonë hyrë edhe delegacioni i Milan, me presidentin Yonghnong Li dhe drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit.

Eshtë një kënaqësi që po ju takoj. Ju ftoj të tregoni atë që jeni, shembulli i futbollit italian.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

ndërsa kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon shtoi:

Shpresojmë në një spektakël brenda dhe jashtë fushës së lojës. Ne premtojmë impenjim maksimal dhe korrektësi sportive. Nëse fiton Milan, do t’i shtrëngojmë dorën dhe urojmë të ndodhë anasjellas. Këto dy ekipe kanë qenë ajka e futbollit italian dhe do ta tregojmë në Romë.

Kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon

Gjithçka është mbyllur edhe me një fjalim të shkurtër të kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci, i cili mes të tjerave tha:

Në emër të gjithë ekipit dua të falënderoj presidentin për ftesën. Ne dhe Juventus duhet të bëjmë të mundur që kjo të jetë një festë sportive. Të shijojmë finalen dhe të dëfrejmë miliona tifozët që na ndjekin.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë