Milan jashtë Europa League,
Arsenal e Lazio në çerekfinale

Milan jashtë Europa League,<br />Arsenal e Lazio në çerekfinale<br>
Arsenal e mund Milanin edhe në ndeshjen e kthimit dhe kualifikohet për në fazën çerekfinale të Europa League. Nuk ka përmbysje për skuadrën italiane pasi Arsenali fiton 3-1 në Londër dhe i jep fund ëndrrës së kuqezinjve.

Calhanoglu në minutën e 35-të ndezi shpresat e Milanit me një gol mjaft të bukur por topçinjtë barazuan në fundin e pjesës së parë me një penallti inekzistente të fituar dhe shënuar nga Danny Welbeck. Në pjesën e dytë për Arsenalin shënojnë edhe Granit Xhaka dhe sërish Ëelbeck dhe mbyllin llogaritë e kualifikimit.

Lazio fitoi në Kiev ndaj Dinamos vendasve 2-0 dhe siguron një kualifikim mëse të merituar. Golat për skuadrën e Strakoshës u shënuan nga Lucas Leiva dhe De Vrij. Atletico Madrid favoritja kryesore nuk njeh bllof por mundi edhe në Moskë Lokomotivën 5-1 për të kaluar më tej.

Jashtë çerekfinaleve mbeti edhe Dortmundi që nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e kthimit ndaj Salzburg. Austriakët bënë historinë pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2-1. Më tej kaloi edhe Lajpcigu që barazoi 1-1 me Zenit në Rusi dhe kaq i mjaftonte për të qenë mes 8 më të mirave.

CSKA e Moskës bëri përmbysjen e madhe pasi mundi 3-2 në Francë Lyon. Rusët janë ata që kalojnë në çerekfinale me meritë pasi ndeshjen e parë e kishin humbur 1-0. Marseja e fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Athletic Bilbaos. Francezët mposhten baskët 2-1 në “San Mames” dhe janë mes 8 më të mirave të Europa League. Ndërsa Sportingut të Lisbonës iu deshën kohët shtesë për të kaluar më tej duke lënë jashtë Viktoria Plzen.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur