Më shumë sesa një dilemë “hamletiane”, dyshimi i Leaos është kryesisht ekonomik dhe sportiv. Nga njëra anë janë 12 milionë euro në sezon nga Galatasaray dhe një kontratë deri në vitin 2030, por në një kampionat që konsiderohet i nivelit të dytë. Nga ana tjetër është oferta më e ulët e Aston Villas, rreth 9 milionë euro pagë në sezon, me një kontratë që zgjat një vit më shumë, deri në 2031 dhe mbi të gjitha mundësia për të provuar eksperiencën në Premier League, të cilën Rafa e konsideron destinacionin më të mirë për karrierën e tij.

Në mes qëndron Milani, i cili tashmë ka dhënë dritën jeshile për të dyja ofertat, me vlerë totale rreth 45-50 milionë euro; 45+5 milionë bonuse nga Galatasaray, ndërsa për anglezët bëhet fjalë për 8 milionë euro huazim me pagesë, plus 45 milionë euro detyrim blerjeje. Tani Milani pret vetëm vendimin e portugezit.

Vendimi? Me shumë gjasa sot, pasi gjatë ditës së djeshme u bënë të qarta të gjitha alternativat në lojë dhe tashmë mbetet vetëm të vendoset se cila rrugë do të ndiqet.

Fakt është se pas shtatë vitesh rrugët e Milanit dhe Leaos duket se janë të destinuara të ndahen. Shtatë vite me një bilanc disi të përzier, të shënuara nga kulmi i jashtëzakonshëm i titullit kampion të fituar me Leaon si protagonist, por që më pas u pasuan nga një rënie e dukshme në vitet e mëvonshme, deri te sezoni i fundit, që ishte qartësisht zhgënjyes.

Tani mbetet vetëm të pritet. Lamtumira duket tashmë çështje orësh.