Milan Brglez viziton Beratin:
Qytet që ka ruajtur trashëgiminë

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Milan Brglez gjatë vizitës që po kryen në Shqipëri ka vendosur të vizitojë edhe qytetin muze të Beratit.

I shoqëruar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Tiranë, Lea Stančič dhe deputetë të Parlamentit Slloven, ai ka kryer mesditën e sotme një vizitë në Kalanë shekullore të qytetit të Beratit.

I pritur nga pushtetarët lokalë dhe deputetët e qarkut, kryeparlamentari sllloven Brglez ka vizituar Muzeun “Onufri” dhe disa nga objektet e kultit që ndodhen në këtë lagje muzeale.

Gjatë vizitës brenda ambienteve të këtij muzeu, ai është njohur me historinë qindravjeçare të Beratit dhe bashkëjetesën fetare.

Pasi ka lënë edhe dedikimin e tij në librin e përshtypjeve të Muzeut “Onufri”, Milan Brglez është shprehur mjaft i impresionuar për vizitën e tij në këtë muze, me vepra kaq origjinale që nuk i kishte parë në asnjë muze tjetër.

Në këtë muze shpaloset mjaft mirë kultura dhe bashkëjetesa fetare ndër shekuj si dhe vlerat historike të këtij qyteti. Nëpërmjet këtij muzeu, kuptova shumë pjesë të historisë së këtij qyteti,që pavarësisht vështirësive që ka kaluar ka ditur të ruajë vlerat e trashëgimisë kulturore” ka thënë ai.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën