Milan përmbys Chievon,
Roma “blindon” vendin e tretë

Milan përmbys Chievon,<br />Roma “blindon” vendin e tretë<br>
Shtatë ditë më parë i ka dhuruar 3 pikët kuqezinjve në minutën e 94-t, në takimin e fituar 1-0 në fushën e Genoa-s. Sot, Andre Silva kur ka qenë minuta e 82-të, i ka dhuruar fitoren 3-2 milanezëve, që mund të rezultojë vendimtar në luftën për vendin e katërt. Nisi mirë për ekipin e Gattuso-s, që ka gjetur golin e avantazhit me Calhanoglu, i cili ka përfituar nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë dhe ka dërguar topin në rrjetë me lehtësi.

Chievo ka arritur të përmbysë gjithçka në harkun e një minute. Në të 33-ën ka barazuar me Stepinskin dhe ka kaluar në avantazh me Inglese-n në të 34-ën. Dy goditje të papritura këto që kanë trullosur vendasit dhe kanë bërë të heshtë publikun vendas. Gjithsesi, reagimi i kuqezinjve ka ardhur në minutën e 54-t me Cutrone që ka barazuar rezultatin, pasi portieri Sorrentino ka devijuar në këmbët e sulmuesit kuqezi goditjen e fuqishme të Biglia-s. Lojtarët e Chievo-s kanë protestuar për një pozicion jashtë loje, por VAR ka konfirmuar golin. Tentativat e lojtarëve të Gennaro Gattuso janë shpërblyer nga goli i realizuar nga Andre Silva në minutën e 82-të të takimit. Në minutat e fundit, Milan ka pasur rastin për të shënuar edhe golin e katërt, por Kessie ka gabuar penalltinë e fituar nga Calhanoglu.

Një fitore e lehtë për Romën, që fiton 2-0 në Crotone dhe “blindon” vendin e tretë në renditje, 4 pikë para Inter të vendit të katërt. Ndeshjet e tjera dhanë këro rezultate: Torino-Fiorentina 1-2, Benevento-Cagliari 1-2 dhe Verona-Atalanta 0-5. Në 20:45 luhen Lazio-Bologna dhe Napoli-Genoa.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën