ITALI - Elita e futbollit italian zbriti në fushë të premte me dy ndeshjet e para për raundin e dytë. Tri pikët e radhës i siguroi Cremonese, që në shtëpi ia doli të mposhtte 3-2 Sassuolon. Në krahun tjetër, Milani fitoi jo pa vuajtje 0-2 në udhëtim me Leccen, duke bërë autokritikë pas humbjes në 'San Siro' kundër Cremoneses një javë më parë.

Në stadiumin 'Via del Mare', vendasit e Lecces u mposhtën 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë vuajtën në pjesën e parë, paçka golit të anuluar për Gabbian që në minutën e katërt, për një faull. Ndeshja për djemtë e Allegrit nuk ishte e lehtë, me minutat që kalonin dhe golin që nuk dukej. Në të 60-n minutë Gimenez shënoi për miqtë, por sërish goli u anulua, këtë herë për një pozicion jashtë loje.

Gjashtë minuta më vonë, veterani Luka Modric asistoi për Loftus-Cheek, me anglezin që e devijoi sferën bukur me kokë dhe e la pas krahëve të portierit Falcone, për t'i dhënë avantazhin kuqezinjve. Milani shtoi presionin dhe katër minuta nga fërshëllima finale gjeti golin e dytë me amerikanin Christian Pulisic. Max Allegri i gëzohet fitores së parë në Serie A pas rikthimit te Milani, ndërsa Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin në fushë për Leccen.

Në stadiumin 'Giovanni Zini' në Cremona, vendasit e Cremoneses mposhtën 3-2 Sassuolon dhe treguan se jo më kot kanë gjashtë pikë pas dy javëve të para në rikthimin e tyre në elitën e futbollit italian. Trajneri Davide Nicola pa sesi ekipi i tij shënoi dy gola në pjesën e parë me Terraccianon në të 37 minutë dhe Vazquez në të 39 minutë. Vendasit u kapën 'në kurth' nga kjo epërsi dhe lëshuan në lojë, duke u barazuar nga miqtë. Pinamonti në minutën e 63 dhe Berardi me penallti dhjetë minuta më pas vendosën ekuilibrat në 2-2.

Deçizive ishte minuta e 82, kur te vendasit në fushë u fut Romano Mussolini, stërnipi i diktatorit Benito Mussolini. Pas sekonda në fushë dhe ai asistoi për Okerekes, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. I riu Mussolini nuk u step dhe në shtesë fitoi penallti për të tijtë, duke bërë që De Luca të mposhtet portierin e Kosovës, Aro Muric. 3-2 dhe tri pikë të tjera për Cremonesen në Serie A, që pret të ketë të gatshëm nga java që vjen edhe sulmuesin veteran Jamie Vardy.

Serie A, raundi 2:

E premte, 29 gusht 2025

Cremonese 3-2 Sassuolo

Lecce 0-2 Milan

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:51
'Mbiemër i rëndë, por jo për mua'! Debutim ëndrrash në Seria A për stërnipin e Mussolinit, i jep fitoren Cremoneses pas 10 minutash në fushë

Fillimisht Romano (siç e mban emrin në fanellë dhe numrin 22) asistoi për golin e anuluar të Okerekes, më pas fitoi penalltinë vendimtare për fitoren e Cremoneses 3-2 ndaj Sassuolos.

Nuk mund të kishte një debutim më të mirë në Serie A për Romano Floriani Mussolini, i cili deri më tani ishte komentuar më shumë për mbiemrin e tij sesa për atë që kishte treguar në fushë sezonin e kaluar me Juve Stabia dhe që e bindi Cremonensen ta merrte në huazim me të drejtë blerjeje nga Lazio.

“Për mua mbiemri nuk ka qenë kurrë problem, unë mendoj vetëm për fushën. Ky mbiemër është i rëndë për të tjerët, jo për mua”, është shprehur më parë mbrojtësi.

I futur në vend të Zerbin tetë minuta nga fundi i ndeshjes kundër Sassuolos, djali i ish-senatores dhe deputetes Alessandra Mussolini dhe stërnipi i Benito Mussolinit apo “Duçes”, i lindur në vitin 2003, nuk ndjeu asnjë presion dhe i mjaftoi shumë pak për të lënë gjurmë në ndeshje.

Me topin e parë të prekur, vetëm një minutë pas hyrjes në lojë, kalon Candé dhe i dha Okerekes një pasim që duhej vetëm ta shtynte në rrjetë. Vetëm një kontakt i lehtë mes këmbëve të tij dhe atyre të mbrojtësit të Sassuolos i mohoi gëzimin e plotë, pasi arbitri Guida anuloi golin.

Por Romano, i cili kështu e ka shkruar dhe emrin mbi fanellë, për të shmangur polemikat, nuk u ndikua nga anulimi i golit, pasi në minutën e dytë të shtesës i parapriu Faderës në zonë dhe i dhuroi Cremoneses penalltinë që vlejti për vendin e parë të përkohshëm në renditje.

“Kanë ndodhur shumë gjëra në pak kohë dhe këtë mbrëmje nuk do ta harroj kurrë, sepse debutimin në Serie A e kam ëndërruar gjithmonë”, tha ai menjëherë pas ndeshjes.

“Trajneri më kërkoi të sulmoja hapësirat dhe të shfrytëzoja boshllëqet pas mbrojtjes së Sassuolos. Qëllimi im ishte të bëja diferencën dhe jam i lumtur që ia dola. Për golin e anuluar të Okerekes pata dyshimin se kisha bërë faull dhe për fat të keq arbitri vërtet fërshëlleu, por jam i kënaqur që në fund gjithçka shkoi siç duhej”, u shpreh i riu italian.

Ora 08:43
VIDEO/ Milani vuan kundër Lecces, fiton 0-2! Allegri shijon tri pikëshin e parë pas rikthimit

Në stadiumin 'Via del Mare', vendasit e Lecces u mposhtën 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë vuajtën në pjesën e parë, paçka golit të anuluar për Gabbian që në minutën e katërt, për një faull. Ndeshja për djemtë e Allegrit nuk ishte e lehtë, me minutat që kalonin dhe golin që nuk dukej. Në të 60-n minutë Gimenez shënoi për miqtë, por sërish goli u anulua, këtë herë për një pozicion jashtë loje.

Gjashtë minuta më vonë, veterani Luka Modric asistoi për Loftus-Cheek, me anglezin që e devijoi sferën bukur me kokë dhe e la pas krahëve të portierit Falcone, për t'i dhënë avantazhin kuqezinjve. Milani shtoi presionin dhe katër minuta nga fërshëllima finale gjeti golin e dytë me amerikanin Christian Pulisic. Max Allegri i gëzohet fitores së parë në Serie A pas rikthimit te Milani, ndërsa Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin në fushë për Leccen.

Ora 08:42
VIDEO/ Cremonese 'Hirushja' e Serie A, mposht 3-2 Sassuolon

Në stadiumin 'Giovanni Zini' në Cremona, vendasit e Cremoneses mposhtën 3-2 Sassuolon dhe treguan se jo më kot kanë gjashtë pikë pas dy javëve të para në rikthimin e tyre në elitën e futbollit italian. Trajneri Davide Nicola pa sesi ekipi i tij shënoi dy gola në pjesën e parë me Terraccianon në të 37 minutë dhe Vazquez në të 39 minutë. Vendasit u kapën 'në kurth' nga kjo epërsi dhe lëshuan në lojë, duke u barazuar nga miqtë. Pinamonti në minutën e 63 dhe Berardi me penallti dhjetë minuta më pas vendosën ekuilibrat në 2-2.

Deçizive ishte minuta e 82, kur te vendasit në fushë u fut Romano Mussolini, stërnipi i diktatorit Benito Mussolini. Pas sekonda në fushë dhe ai asistoi për Okerekes, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. I riu Mussolini nuk u step dhe në shtesë fitoi penallti për të tijtë, duke bërë që De Luca të mposhtet portierin e Kosovës, Aro Muric. 3-2 dhe tri pikë të tjera për Cremonesen në Serie A, që pret të ketë të gatshëm nga java që vjen edhe sulmuesin veteran Jamie Vardy.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?