Milani zhgënjen. Kuqezinjtë munden nga Genoa 1-0 duke u larguar akoma më shumë nga zona e Champions League. Ekipi i drejtuar nga Ingazi u duk se do ta kishte të lehtë transfertën në Genoa, por në fund doli i mundur duke përfunduar në vendin e 7 me 21 pikë pas 14 ndeshjeve.

Empoli rezulton e kundërta e asaj që kishte parashikuar Napoli, pasi për pak sa nuk i shkakton humbjen. Empoli u tregua ‘kockë e fortë’ duke i marrë një pikë brenda në Napoli në një barazim 2-2.

Empoli mund të kishte fituar ndeshjen nëse do të tregohej më i kujdesshëm, pasi kishte avantazhin e dy golave, por Zapata dhe De Guzman barazuan gjithçka.

Në ndeshjet e tjera Lazio fitoi me Parmën 1-2, ndërsa Atalanta bëri detyrën në shtëpi duke mundur Cesena. Udinese trondit Interit duke i shkaktuar humbjen brenda në shtëpi. Miqtë ia arritën që të merrnin 3 pikët e plotë, pasi përmbysën avantazhin e vendasve në pjesën e parë.
Icardi kaloi Interin në epërsi në minutën e 40 duke dërguar zikaltërit të qetë në pushimin mes pjesëve, por në pjesën e dytë Udinese kthen gjithçka duke fituar 2-1, teksa autorët e golave janë Fernandez 60’ dhe Cyril Thereau në të 71’.
Humbja e zbret Interin në vendin e 12 me 17 pikë, larg zonës së Champions, ndërsa Udinese i bashkohet Milanit me pikë të barabarta 21, por në vendin e 8.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com