Milani i afrohet kreut, Lacio mund
Fiorentinën, Inter - Napoli barazim

Milani i afrohet kreut, Lacio mund<br />Fiorentinën, Inter - Napoli barazim
Milan rikthehet fuqishëm drejt kreut pas fitores bindëse ndaj Hellas Verona me rezultatin e pastër 1-3. Heroi i ekipit të Milanit ishte japonezi, Honda që arriti që të shënonte 2 gola, ndërsa i pari ishte autogol nga vendasit. Me këtë trepikësh kuqezinjtë e drejtuar nga Inzagi ngjiten në vendin e 4 me 14 pikë në 7 ndeshje, 5 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Juventusi.

Surprizë ka qenë humbja e Fiorentinës në shtëpi përballë Lacios 0-2, ndërsa Atalanta mposhti Parmën. Palermo e Saimir Ujkanit fitoi me Cesena-n, ndërsa Udinese humbi në Torino.

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim me Napolin 2-2. Golat e ndeshjes u shënuan nga Callejon dy herë për Napolin dhe Guarin me Hernanes për zikaltërit.

 
Super Liga
Partizani i bashkohet Tiranës në krye të klasifikimit të përgjithshëm pas fitores minimale në Shkodër 0-1. Ndeshja ndaj Vllaznisë nuk ishte aspak e lehtë për teknikun Shpëtim Duro, i cili iu fal golit të kosovarit Mazrekaj duke marrë tre pikë mjaft me vlera, pasi e ngjisin në krye me 15 pikë.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Apolonia mori një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, këtë herë ndaj Teutës 1-0 me golin e Karakacit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë