Milani në krizë, Lacio fiton me
përmbysje dhe ngjitet e treta

Milani në krizë, Lacio fiton me<br />përmbysje dhe ngjitet e treta
Nuk ka paqe për Milanin, Kuqezinjtë pësojnë një tjetër humbje, këtë herë përballë Lacios, një rival direk për zonën Chmapions. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Menez pas 4’ lojë duke krijuar idenë se do ta kishte më të lehtë në vijim, por ndodhi e kundërta.

Lacio nuk u dorëzua duke e kthyer rezultatin me dopietën e Parolos dhe golin e gjermanit, Klose që ende nuk ka harruar që të shënojë, pavarësisht minutave me pikatore që ka pasur në dispozicion.

Pas kësaj fitoreje te Milani pritet furtunë dhe më shumë se kushdo rrezikon trajneri, pasi ndodhet në vendin e 9, por me shumë gjasa pas ndeshjeve të së dielës së rivalëve do të zbresë më poshtë, ndërsa Lacio ngjitet në vendin e 3 përkohësisht, pasi ka një ndeshje më shumë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore