Milani shkarkon Montelën,
ekipi i besohet Gatuzos

Milani shkarkon Montelën,<br />ekipi i besohet Gatuzos<br>
Ndryshim në pankinën e Milanit. Skuadra kuqezi ka shkarkuar trajnerin Vincenzo Montella dhe në vend të tij është emëruar Gennaro Gattuso. Aventurës së Montellës në pankinën e Milanit i erdhi fundi pas barazimit në ndeshjen me Torinon ditën e djeshme.

Montella paguan mungesën e rezultateve pasi në 14 javë Milani ka fituar 6 takime ka barazuar dy por mbi të gjitha ka humbur 6. Me këtë ritëm kuqezinjtë janë 11 pikë larg zonës Champions një objektiv shumë i rëndësishëm mbi të gjitha për financat e klubit. Në një vit e gjysmë Montella me Milanin fitoi Superkupën e Italisë dhe e dërgoi skuadrën në Europa League por paguan startin e dobët të këtij sezoni.

Vendin e tij do e zërë Gattuso një emër shumë I dashur për tifozët e Milanit që do lërë drejtimin e të rinjve dhe do marrë skuadrën e parë. Zgjedhja e Gatussos është një bast por me idenë që më pas do ulet në pankinën kuqezi të emër i rëndësishëm. Ka qenë ditë shkarkimesh për trajnerët e Serisë A pasi edhe Sassuolo ka larguar Christian Buchin.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal