Milani shkëlqen në Kupë, e pret Interi
City 15- të fitore radhaz/VIDEO

Milani shkëlqen në Kupë, e pret Interi<br />City 15- të fitore radhaz/VIDEO<br>
Shkëlqen Milani. Kuqezinjtë kanë mposhtur lehtësisht Veronën 3-0 në “San Siro” janë kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe më 27 dhjetor do të luajnë derbin ndaj Interit. Skuadra e Gattuso-s e kishte gjithmonë nën kontroll ndeshjen dhe kaloi shumë shpejt në avantazh me spanjollin Suso ndërsa brenda pjesës së parë shënoi edhe Romagnoli. Në fraksionin e dytë Verona e ul akoma më shumë ritmin dhe Milani shënon tjetër gol me Cutrone. Milani e mund 3-0 Veronën dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë ku do të përballet me Interin.

Në Premier League Manchester City është i pandalshëm dhe arrin fitoren e 15-të radhazi. Skuadra e Guardiolës mundi 4-0 në transfertë Sëansea. Fitoi edhe United me golin e Lukaku ndaj Bournemouth dhe Tottenham 2-0 ndaj Brighton. Ndërsa ngecën në barazime pa gola Liverpool e Arsenal respektivisht ndaj Ëest Brom dhe Ëest Ham.City ruan diferencën prej 11 pikësh ndaj United të vendit të dytë.

Në Gjermani Bayernit të Mynihut i ka mjaftuar një gol i Robert Leëandoëskit në pjesën e dytë për të mposhtur Koln dhe për tu shkëputur në 9 pikë në krye të Bundesligës.

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal