ITALI - Olimpiada Dimërore 'Milano Cortina 2026' ka nxjerrë në pah shumë talente në disiplina të ndryshme. Një ndër ta është edhe patinatori i SHBA-së, 21-vjeçari Ilia Malinin. Të dielën ai fitoi medajen e artë në garën ekipore në patinazhin artistik për SHBA-në, teksa sot do zbresë në pistë në patinazhin e lirë për meshkuj, ku futet dukshëm më i avantazhuar se japonezi Yuma Kagiyama.
Pavarësisht moshës së tij të re, Malinin ka dëshmuar tashmë dominimin në patinazhin artistik të meshkujve, duke fituar dy kampionatet e fundit botërore dhe duke vendosur rekorde botërore në garën e patinazhit të lirë.
Edhe pse të dielën ai bëri një lëvizje në 'kthim pas' që ishte e ndaluar për 48 vite, Malinin ka bërë edhe diçka tjetër që nuk është e lehtë në pistë.
Malinin njihet për përdorimin e kërcimit të katërfishtë rrotullues në ajër dhe më pas uljen me një gjymë rrotullim në gju dhe me një këmbë. Një nga disiplinat më të vështira në patinazhin artistik, i njohur si 'Kuadrati Axel', një lëvizje e tillë nuk njihej para se Malinin të shfaqej në pistat e akullta.
"Askush nuk ishte kurrë kaq pranë që të bënte 'Kuadratin Axel' deri te Ilia Malinin", thotë Adam Rippon, një tjetër fitues i medaljeve olimpike në këtë sport. "Është absolutisht e pabesueshme ta shohësh këtë kërcim nga afër, sepse kur fillova të bëja patinazh ishte diçka që njerëzit mendonin se ishte vërtet e pamundur."
Të premten (sot), Malinin synon të bëjë më shumë histori, jo vetëm duke arritur kuadratin e parë Axel në garat olimpike, por edhe duke fituar medaljen e artë në garën individuale për meshkuj në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026'.
I konsideruar i pamundur nga shumë njerëz, kërcimi 'Axel' është më i vështiri në të gjithë patinazhin artistik. Malinin nuk është thjesht i pari që e bën atë, ai e bën të duket si një lëvizje e lehtë. Por a mund të habitemi? Në fund të fundit, ai është “Zoti i Katërfishtë”.
Historia e Kuadratit Axel
Patinazhi artistik përfshin gjashtë kërcime kryesore; përmbysja, Lutz, loop-i me majë të gishtit, loop-i, Salchow-i dhe Axel-i. Deri në vitin 2022, një patinator kishte kryer një nga këto kërcime me katër rrotullime (një kuadrat) në të gjitha përveç njërit, 'Kuadratit Axel'.
I nisur nga patinatori norvegjez Axel Paulsen (nga ka marrë emrin) dhe i konsideruar si kërcimi më i vështirë, 'Kuadrati Axel' kërkon një gjysmë rrotullim shtesë.
"Për dekada të tëra, (lëvizja Axel) ka qenë kjo gjë e paarritshme", tha për Scientific American, Matthew Lind, specialist teknik i patinazhit artistik në SHBA.
Komente




