CORTINA D'AMPEZZO, Itali - Breezy Johnson duhet ta mbajë më mirë medaljen e saj të artë olimpike në 'Milano Cortina 2026'. Johnson po hidhej 'lart e poshtë', duke festuar titullin e saj olimpik në zbritjen e skive më 8 shkurt, kur medalja e saj e artë u shkëput nga mbajtësja dhe ra, duke u gjetur pas disa çastesh.

Medaljet e atletëve shpesh dëmtohen ose duhet të riparohen , por është e rrallë që të ndodhë kaq shpejt.

Episodin e ka treguar vetë skiatorja amerikane, kur u paraqit për të dhënë intervistën pa medaljen në qafë. Kur e pyetën se ku e kishte medaljen, ajo e nxori nga xhepi dhe tha: “Është thyer, por nuk është shkatërruar fare. Mos kërceni, nëse keni fituar medalje… Jam e sigurt se dikush do ta rregullojë, por është thyer”.

Është padyshim e rëndë. Më e rëndë nga sa prisja. Mendoj se ndoshta kjo është arsyeja pse u thye", tha Johnson.

Breezy Johnson fitoi medaljen e artë në downhill për femra, duke dalë përpara gjermanes Aicher dhe italianes Sofia Goggia. Sportistja amerikane nuk do ta harrojë këtë ditë, edhe pse gati e humbi medaljen.

Breezy Johnson me medalje të thyer