Milano/ Rekrutonin të rinj nga Shqipëria si ‘punëtorë sezonalë’ për shitje kokaine, goditet rrjeti i bashkëshortëve shqiptarë! 6 të arrestuar, ja skema sekrete

Milano/ Rekrutonin të rinj nga Shqipëria si ‘punëtorë sezonalë’ për shitje kokaine, goditet rrjeti i bashkëshortëve shqiptarë! 6 të arrestuar, ja skema sekrete

Kavanozët ku fshihej kokaina nga grupi shqiptar

Itali- Policia italiane ka goditur dy grupe kriminale të trafikut të drogës në zonën e Milanos.

Aksionet e koduara “Thirrja” dhe “Rivendosja” morën udhë në muajin Shtator 2023 dhe në pranverën e këtij viti, teksa hetuesit mbajtën në shënjestër një grup të ri kriminal shqiptarësh, me baza në territoret e Neive, Castagnito dhe Magliano Alfieri.

U zbulua se bëhej fjalë për të rinj shqiptarë, mes tyre edhe të mitur, të rekrutuar nga organizata për trafikim kokaine dhe lëndësh të tjera psikotrope.

Gjithashtu u gjet edhe skema, teksa të dyshuarit pa precedentë penalë silleshin me viza turistike dhe banonin në territoret Magliano Alfieri dhe Mango. Pasi mbaronte periudha e tyre e "punës", ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin nga të rinj të tjerë.

Orgabizata drejtohej nga një çift bashkëshortësh shqiptarë, rezidentë të rregullt në Itali, me banim në Castagnito. Në krye qëndronte burri 41-vjeçar. Mbikëqyrja dhe investigimi zbuluan se si i dyshuari rekrutonte të rinjtë bashkëkombas, se si u gjente makinat e shumta për punë dhe deri në zbulimin e bazës ku fshihej lënda narkotike.

Në një nga ndërhyrjet u sekuestruan 344 gramë kokainë e futur në kavanoza. Karabinierët nuk ndërhynë menjëherë, por vijuan vëzhgimin, derisa gjetën edhe strehën e dytë, me rreth 683 gram kokainë të tjera dhe në total 1 kg drogë.

Në këto momente Prokuroria e Astit urdhëroi ndërhyrjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit shqiptar. Pas një viti hetimesh u caktuan edhe 3 masa sigurie, për 41-vjeçarin dhe dy të rinj të tjerë bashkëmoshatarë, 22-vjeçarë. Nën hetim edhe bashkëshortja e kreut të grupit, 30 vjeçe dhe kushëriri i saj 24-vjeçar, banues në Prato.

Më vonë gjatë ndjekjes u arrestua edhe një 19-vjeçar, kurse një tjetër kishte mundur të kthehej në Shqipëri para se policia të ndërhynte. Në banesën ku jetonin u gjet sasi e vogël kokaine, rreth 4,4 gramë dhe valutë cash e ardhur nga biznesi ilegal. Më tej, një 25-vjeçar shqiptar, banues në Giussago, i lidhur me këtë grup, u raportua gjithashtu për posedim të rreth 22 gramë marijuanë, shkruan "La Milano".

Gjatë hetimeve, prillin e kaluar u bë një arrestim ndaj një tjetër 21-vjeçari shqiptar, të cilit iu gjetën 148 doza kokainë për rreth 93 gramë, si dhe rreth 11 mijë euro cash, me gjasë të ardhura nga trafiku i drogës.

Kokaina e sekuestruar

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e avokatëve, rikualifikohet akuza për Alqi Bllakon! Posti i tij nuk ishte në nivelin e zyrtarëve të lartë

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e avokatëve, rikualifikohet akuza për Alqi Bllakon! Posti i tij nuk ishte në nivelin e zyrtarëve të lartë