Milano/ Shqiptari tenton të mbysë gruan, ia këput veshin me dhëmbë

Milano/ Shqiptari tenton të mbysë gruan, ia këput veshin me dhëmbë

Një 55 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje deri në tentativë vrasjeje. Ngjarja për të cilën është arrestuar ka ndodhur më 25 prill 2024 kur burri ka dhunuar gruan në banesë dhe për të kamufluar dhunën ngriti zërin e televizorit.

Gruaja ka bërë rezistencë por burri ka nisur ta kafshojë madje i ka këputur me dhëmbë dhe nje pjesë të veshit, madje ka tentuar dhe ta mbysë.

Gruaja ka arritur të shpëtojë nga dhuna e bashkëshortit dhe të dalë jashtë për të kërkuar ndihmë tek fqinjët, ndërsa autori u largua me të parë policët që po afroheshin.

Historia u bë publike nga faqja italiane “Corriere Cesenate”. Shqiptari u arrestua të dielën e 19 majit në Milano.  55 vjeçari u dërgua në burgun San Vittore në Milano.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 22/05/2024 07:44

    E tmerrshme cfare na degjojne veshet,cdo dite nje grua shqiptare masakrohet dhe vritet nga burri,kann luajtur nga trute keta burracake qe kann deshtuar ne jete dhe gjithmone ndershkojn gruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori