Milanoviç këshilltar i Integrimit?Ja
si ia kthen Rama gazetarit të huaj
Kryeministri Edi Rama doli sot para gazetarëve vendas e të huaj, gjatë një konference me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. Ndër të tjera, kryeministri Rama u pyet nga një gazetar i huaj, korrespondent në Bruksel, nëse ka emëruar këshilltar për integrimit, ish-kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili u hetua për korrupsion.
Kryeministri Edi Rama doli sot para gazetarëve vendas e të huaj, gjatë një konference me Komisionerin për Zgjerim,
Johannes Hahn. Ndër të tjera, kryeministri Rama u pyet nga një gazetar i huaj, korrespondent në Bruksel, nëse ka emëruar këshilltar për integrimit, ish-kryeministrin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili u hetua për korrupsion.
Korrespondenti tha se donte ta dëgjonte këtë nga Rama, por ky i fundit deklaroi se Kroacia është e jashtëzakonshme dhe Zoran është një mik i madh.
z. Rama duam ta dëgjojmë dhe prej jush, nëse një prej këshilltarëve tuaj është Zoran Milanoviç?
Rama: Kroacia është e jashtëzakonshme për ne, shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim kur ka qenë kryeministër dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Ai është kaq i mirë me mua, sepse asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshilla. Për pjesën tjetër do doja t’iu falënderoja të gjithëve.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7487
Votat totale janë unike