Që pas fejesës me Liam Hemsworth vëmendja mediatike ndaj aktores dhe këngëtares Miley Cyrus duket të jetë shtuar. Pas fotove kompromentuese ku ajo shfaqej në pishinë së bashku me një mikun e saj, mediat kanë publikuar se ajo është shtatzanë.

Sipas tyre kjo ka qenë arsyeja që Miley dhe Liam kanë vendosur të fejohen. Megjithatë e ëma e këngëtares e ka mohuar një fakt të tillë në rrjetin social Twitter. “Është pikëlluese kur tabloidet fabrikojnë lajme që të shesin sa më shumë.

Pse nuk i lënë të qetë që thjesht të jenë të lumtur. Shumë pikëlluese. Kjo do të duhej të ishte koha më e lumtur e jetëve të tyre dhe jam e hidhëruar që e shfrytëzojnë atë për të shitur sa më shumë revista”, - është shprehur e ëma e këngëtares dhe aktores.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë vetëm dy javë që kanë shpallur fejesën e tyre.

(xh.k/shqiptarja.com)