Të njohur që në fëmijëri, dy idhuj të adoleshentëve Miley Curys dhe Justin Bieber janë përfolur së fundmi për afrimitetin ndaj njëri-tjetrit.

Ata janë fotografuar në një klub nate ku kanë shpenzuar kohë së bashku.

Sipas mediave të huaja Justin sapo ka hyrë në klub është drejtuar menjëherë në tavolinën e bukuroshes Curys.

justin bieber

Pavarsisht thashethemeve që qarkullojnë se ata kanë diçka së bashku, Miley është shprehur e qetë se ata janë thjesht miq.

Gjatë një intervistë në një radio të Los Angelesit femra më seksi tha:-“Jam e fejuar, jam e fejuar. Këto që thoni ju janë të pamundura”.

Megjithatë shumëkush e di se në marëdhënien e Miley dhe Liam Hemsworth së fundmi gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe ata kanë pasur luhatje në çift.

(b.t/shqiptarja.com)