"Miliardat e Berishës", reagon PD
pas akuzave të DioGuardi-t

pas akuzave të DioGuardi-t">
Pas intervistës së ish-kongresmenit DioGuardi, ku ky i fundit ngre disa akuza për pasurinë e ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, ka ardhur dhe reagimi nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
 
Zhupa shkruan se DioGuardi është shfaqur hapur si lobisti më i ri i Edi Ramës dhe se është paguar mirë për akuzat e bëra.

Zëdhënësja e PD-së, shprehet se ish-kongresmeni nuk thotë asnjë fjalë për drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen e votive sepse është I blerë me këto para të pista.
 
Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa
Kur një ish-kongresmen është në shitje
Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të piseta, sic janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington. Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush sja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani