Kur Vladimir Putin dërgoi tanket e tij në Ukrainë më 24 shkurt, ai e bëri këtë me supozimin se Perëndimi ishte shumë i përçarë për të pasur një kundërpërgjigje të unifikuar. Ajo ishte e para ndër shumë llogaritje të gabuara. Po atë ditë, kryeministri britanik Boris Johnson premtoi sanksione ekonomike “të mëdha”, që do ta “dëmtonin rëndë ekonominë ruse”.
“Ishte Putin, ai që e zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të përballen me pasojat!”- deklaroi Joe Biden atë mbrëmje, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e sanksionet ndaj bankave kryesore ruse. Reagimi ekonomik global ndaj agresionit rus, ka qenë më i fortë se sa parashikohej. Oligarkëve më famëkeq të Rusisë iu janë sekuestruar asetet, ndërsa bankat ruse janë përjashtuar nga sistemi bankar ndërkombëtar.
Nga buxheti e luftës prej 600 miliardë dollarësh i krijuar nga Putin – rezervat e katërt më e madhe në botë – më shumë se 1/3 ka ngrirë si pasojë e sanksioneve. Luftës ekonomike iu bashkuan edhe demokracitë aziatike. Japonia i dha fund neutralitetit të saj historik, dhe u mobilizuar si kurrë më parë.
Por pas pak më shumë se 100 ditësh, është e drejtë të pyesim: A po funksionojnë këto sanksione? Rusia po përpiqet të eksportojë mallra tek aleatët e Ukrainës. Por ashtu siç llogariti Putin, Evropa nuk ka gjetur asnjë alternativë të qëndrueshme ndaj furnizimeve të saj me energji, ndaj po vazhdon të blejë energji nga Kremlini.
Ministria e ruse e Financave parashikonte të ardhura shtesë prej 9.6 miliardë dollarësh vetëm në muajin prill, dhe kjo falë rritjes së çmimeve të energjisë. Nëse këto çmime do të qëndrojnë në nivele të larta, Putin do të fitojë më shumë para këtë vit nga nafta dhe gazi, se sa vitin e kaluar.
Për momentin, ai po grumbullon rreth 800 milionë dollarë në ditë, dhe po e shpenzon shumicën për të stimuluar ekonominë vendase. Në rast se synimi i sanksioneve ishte të asfiksonin ekonominë ruse – dhe bashkë me të makinerinë e luftës – atëherë është e vështirë taquash një sukses vendosjen e sanksioneve.
Kur Joe Biden u zotua të hakmerrej ekonomikisht ndaj Rusisë në shkurt, ai tha se do të duhej të prisnim një muaj për të parë efektet e sanksioneve. Kur mbaroi muaji parë, u detyrua të ndryshonte ton: ”Sanksionet nuk të pengojnë kurrë në vetvete. Ne do t’i mbajmë në fuqi jo vetëm muajin e ardhshëm, por për pjesën e mbetur të vitit. Vetëm kjo do ta ndalë Putinin!”.
Pra duhet të përgatitemi për një lojë të gjatë ekonomike. Strategjia nuk është më tronditja dhe frika financiare, por zhdukja e arkës së Kremlinit, me shpresën se Putin do të dorëzohet. Bota e lirë po konkurron se kush mund të shkojë më tej me regjimin e sanksioneve.
Britania ka miratuar me urgjencë ligje për vendosjen e çdo lloj sanksioni kundër oligarkëve të futur në listën e zezë nga SHBA apo Bashkimi Evropian. Por ka edhe fuqi të mëdha ekonomike që pretendojnë ende të jenë neutrale. Kina nuk e ka pasur problem ta blejë naftënruse me çmim të lirë, afro 35 dollarë më pak sesa në bursa.
Rafineritë e saj shtetërore i kanë mbushur plot depozitat gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Rafineritë e tjera private, kanë filluar të bëjnë të njëjtën gjë duke nisur nga ky muaj. Porositë për naftën bruto ruse nga India janë rritur gjatë 2 muajve të fundit. Çmimi më i ulët e joshi Narendra Modin të braktisë edhe atë pak solidaritet, që po reagonte ndaj Ukrainës në fillim të krizës.
Por energjinë ruse nuk po e blejnë vetëm vendet “neutrale”. “Më mirë një dush me ujë tëftohtë, sesa gazin e Putinit”- shkruhej në pankartat e protestuesve gjermanë në muajin shkurt. Kancelari Olaf Scholz, zbuloi se ky nuk është thjesht një slogan, por zgjedhja e vështirë që ka përpara vendi.
Pavarësisht se është zotuar të pezullojë “Nord Stream 2”- gazsjellësin tashmë të përfunduar që kalon nën Detin Baltik – Scholz nuk është i bindur se vendi i tij është gati t’i japë fund brenda natës varësisë së vendit të tij ndaj energjisë ruse. Aktualisht, Berlini i paguan Rusisë rreth 220 milionë dollarë në ditë për naftën dhe gazin që merr, më shumë se çereku i të ardhurave ditore që merr Kremlini nga eksporti i energjisë.
Tani disa analistë kanë filluar të argumentojnë se sanksionet perëndimore janë sabotuar nga kjo sasi e madhe e gazit që shkon në Gjermani, dhe kjo do t’i japë mundësi Putinit ta financojë luftën e tij për aq kohë sa i duhet. Sanksionet energjetike të vendosura nga BE-ja deri më tani, përjashtojnë me kujdes çdo goditje serioze ndaj gazit rus që vjen në bllok.
“Ata përjashtuan çdo mekanizëm që do të bënte vërtet diferencën”- ankohet një deputet konservator në Britani. Në qeverinë gjermane, shumë ministra thonë se sanksionet mund të kenë shumë më tepër efekt, vetëm nëse Gjermania vendos të ndalojë plotësisht blerjen e gazit rus.
Por koha që kishte në dispozicion Perëndimi, për t’i përdorur sanksionet ekonomike si një armë për ta gjymtuar makinerinë luftarake të Rusisë, mund të ketë mbaruar tashmë. Nëse Evropa do të kishte vendosur më shpejt embargon energjitike që në fillim të konfliktit, tronditja financiare për Moskën do të ishte me siguri e madhe.
Mjerisht ajo lëvizi me ritmin e kërmillit, ndërsa hendeku midis eksporteve dhe importeve të Rusisë u 3-fishua në më shumë se 100 miliardë dollarë në 5 muajt e parë të këtij viti. Tani Rusia duket se po i redukton gradualisht furnizimet me gaz ndaj Evropës, në një përpjekje për të penguar grumbullimin e rezervave për muajt më të ftohtë, kur Putini dëshiron të luajësërish me shantazhin e ndërprerjes së plotë të furnizimeve.
Javën e kaluar, Italia dhe Sllovakia raportuan se kishin marrë më pak se gjysmën e sasive të zakonshme. Me rezerva të shumta monetare, Putini mund ta përballojë këtë. Dhe kjo na çon tek një pyetje e pakëndshme: Po sikur sanksionet, dhe fitimet e papritura për Putinin, të nënkuptojnë se Evropa mund të ketë së shpejti nevojë për gazin rus shumë më tepër se Kremlini për paratë evropiane?
Perëndimi po përjeton dëme ekonomike serioze si rezultat i kostove të energjisë, por pa i dhënë një goditje dobësuese ekonomisë ruse. Kjo s’do të thotë se sanksionet ekonomike nuk kanë pasur asnjë ndikim. Ushtria ruse po has shumë vështirësi në furnizimi e artilerisë sëteknologjisë së lartë.
Ndërsa forcat ruse kanë ende qasje në rezerva të mëdha të armatimit tradicional, Kremlini vlerësohet se ka humbur 1/3 e forcave tokësore të dislokuara në Ukrainë, sipas të dhënave qëjep Britania e Madhe. Këtu përfshihen mijëra automjete ushtarake, që Putin do t’i ketë tëvështirë t’i zëvendësojë.
Edhe pse Putin ka para për ta mbajtur në lëvizje ekonominë ruse edhe për ca kohë, rusët ndihen gjithnjë e më shumë sikur janë shtyrë në periferi të ekonomisë globale, ku shumëprodukte që mund të blinin normalisht janë zhdukur krejtësisht nga raftet e dyqaneve, dhe kjo për shkak të embargos.
Rusia nuk do të jetë në gjendje të shmangë një recesion të madh, që këtë vit parashikohet tëjenë mbi 10 për qind e PBB-së, dhe të paktën 4 për qind vitin e ardhshëm, një perspektivë shumë më e keqe sesa çdo vend evropian. Por paratë e gazit që po vërshojnë si kurrë më parë,i japin Putinit më shumë frymëmarrje, sesa mund të kishte një vend i tillë i vendosur nën sanksione shumë të rënda./Bota.al