Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milanit

 Miliarderi amerikan interesohet për blerjen e Milanit

Miliardieri,Stephen M. Ross

Një miliarder amerikan mund të blejë klubin e Milanit. Lajmin e ka zbuluar “Corriere dello Sport”, sipas së cilës, pikërisht Stephen M. Ross, pronari i Miami Doplhins, ka bërë një sondazh me “Elliott” për të vlerësuar mundësinë e blerjes së AC Milan. Por cili është Stephen M. Ross? 68 vjeç një afarist me pasuri totale rreth 7.4 miliardë dollarë, që i ka fituar të gjitha këto para në saj të një agjencie imobilare, “Related Companies”, e themeluar në vitin 1972. 

Pasioni i tij për sportin është historik, ndërsa në botën e futbollit ka hyrë vetëm në kohët e fundit, por në mënyrë të rëndësishme dhe krijoi në vitin 2013 International Champions Cup (e njohur si ICC), turneu i madh botëror që zhvillohet në SHBA dhe Kinë mes klubeve më në zë europiane. Sa për të dhënë një përmasë të interesimit të tij për futbollin, ai ka investuar 100 milionë dollarë për këtë veprimtari. Ideja, ose e thënë ndryshe ëndrra e tij, është të krijojë një Superligë me 24 skuadra nga të pestë kontinentet. 

Një hap i rëndësishëm drejt globalizimit të futbollit, që ndoshta do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin ka të ngjarë të kënaqet duke u futur në botën e futbollit europian me blerjen e Milanit. Por duhet të jemi të qartë: ky është vetëm një mendim. Nuk ka qenë i pari që e ka pasur këtë ide, teksa në ditët e fundit janë përmendur edhe emrat e Usmanov dhe Saeed Al-Falasi, dhe nuk do të jetë i fundit. Gjithmonë, nëse saktësohet lajmi se Milan është në shitje…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë