Miliarderi saudit vdes 2 javë pasi
ish-gruaja i mori me gjyq 75 mln €

Miliarderi saudit vdes 2 javë pasi<br />ish-gruaja i mori me gjyq 75 mln €
Biznesmeni suadit Sheikh Walid Juffali është ndarë nga jeta, pasi ka humbur betejën me kancerin në një spital në Zyrih të Zvicrës.

Por më shumë bujë se lajmi i vdekjes së biznesmenit saudit, ka bërë bujë fakti se ai u nda nga jeta vetëm dy javë pasi divorcit me ish- gruan e tij Christina Estrada, ku kjo e fundit përfitoi 75 milion euro nga ndarja.
 
Shkurorëzimi i çiftit do të mbahet mend gjatë si një nga betejat më të gjata, pasi procesi i divorcit zgjati plot tri vite.
 
Biznesmeni saudit Sheikh nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, edhe pse seanca gjyqësore u afrua për shkak të gjëndje së tij të përkeqësuar.

miliardieri saudit
 MarLboro2238

Estrada

Sheikh Juffali u përfaqësua së seance nga avokati i tij, i cili i bëri të ditur edhe lajmin se duhet ti jepte ish- bashkëshortes së tij 75 milion euro nga pasuria e tij.
 
Pas këtij lajmi burime nga spitali i Zyrihut bëjnë të ditur, se frymëmarrja e biznesmenit u përkeqësua ndjeshëm. Vlen të theksohet se modelja Christine Estrada u gëzua pa masë kur mori mësoi përmes celularit vdekjen e ish-bashkëshortit të saj, Sheikh Juffali. 

estrada
(Momenti kur modelja mëson vdekjen e ish-bashkëshortit)
 
Biznesmeni Juffali ishte prej një kohe të gjatë në betejë me kancerin. Ndërsa me modelen Christine Estrada ishte njohur në një festë bamirësie në vitin 2007.

Gjithashtu bujë ka bërë edhe një listë e publikuar me shpenzimet marramendëse të modeles Estrada ku shikohet se ka shpenzuar 23,000 mijë euro për të blerë një çantë apo 93,793 mijë euro për trajtime bukurie.
 
Mesa duket të ardhurat që biznesmeni përfitonte nga kompania “Juffali and Brothers” ishin të mëdha. Ndërkohë që ish – bashkëshortja e tij nuk duhet të pres leximin e testamentin për të përfituar 75 milionët që përfitoi nga divorci.
 
Redaksia Online
xh.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot