Sot mënyra e jetesës ka në qendër të saj komunikimin dhe veçanërisht atë që realizohet nëpërmjet celularëve, telefonave smartphone, tabletëve dhe pajisjeve të tjera të lëvizshme. Teknologjia celulare ka ndryshuar tashmë përditshmërinë tonë, po aq edhe mënyrën sesi njerëzit kryejnë biznes. Dixhitalizimi është duke sjellë teknologji të reja që përmirësojnë jetën e secilit prej nesh dhe konsiderohet baza për progresin e nesërm të njerëzimit.
Telekom Albania është kompania që i ka sjellë e para këto zhvillime në vendin tonë. Plot dy dekada më parë nisi udhëtimi i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, për t’u rritur bashkë me shoqërinë dhe për të përmbushur përherë e më mirë kërkesat personale dhe profesionale të abonentëve.
Prej një viti, Telekom Albania i sjell abonentët e vet edhe më pranë Evropës, duke u bërë pjesë e Grupit Deutsche Telekom. Teknologjia superiore dhe përvoja e pakrahasueshme e abonentit janë vlerat që tashmë janë bërë të prekshme edhe për klientët në Shqipëri.
Telekom Albania, në këtë moment përvjetorësh, ka arsye të festojë dhe të tregojë mirënjohje. Secili prej miliona abonentëve të vet do të shpërblehet pa asnjë kusht. Dhurata do të ketë për të gjithë, kohë bisedore dhe kuota interneti që klientët të përjetojnë përvojën më të mirë në rrjetin më të mirë. Ata që janë prej më shumë kohësh në rrjet do të shpërblehen me modelet më të reja smartphone. Telekom Albania do të kontaktojë secilin klient dhe t’i zbulojë dhuratën përkatëse.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com