SHBA - John McAfee, themelues i kompanisë që prodhon antivirusin me të njëjtin emër është në shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes të një shtetasi amerikan. Sipas policisë lokale ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin turistik Belizean.

Punonjësit e sigurisë bastisën rezidencën e McAfee në Ambergris Caye, një ishull në brigjet verilindore të Belizesë, për ta pyetur atë rreth vrasjes së amerikanit Gregory Faull.

Por, McAfee gjatë kontrollit të banesës nuk u gjet në adresë dhe nga ai moment është shpallur në kërkim policor. John McAfee pretendon se akuza nuk është e vërtet dhe ai është arrestuar disa kohë më parë sepse nuk ka pranuar të financojë fushatën e një politikani.

Ngjarja për të cilën dyshohet McAfee sipas policisë së Floridas është ajo e vrasjes së 52 vjeçarit Gregory Faull. Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes hetuesit gjetën një predhë 9 mm, një plagë në pjesën e pasme të qafës së Faull. Ndërkaq sendet personale, celulari e laptopi ishin zhdukur.

John McAfee ka jetuar në Belize, një ish koloni britanike, për katër vitet e fundit si dhe ka patur disa problem me përdorimin e drogës. Aktualisht 67 vjeçari milioner dhe pse mohon vrasjen, është shpallur në kërkim sepse nuk i është përgjigjur fletëthirrjes së policisë për të dhënë sqarime.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)