Militantët braktisin opozitën, as 50 veta para bashkisë së Tiranës! Shikoni pamjet me dron të Report Tv (VIDEO)

TIRANË- Protesta e radhës e opozitës e mbajtur sot para Bashkisë së Tiranës, e cila nisi rreth orës 11:00, ka përfunduar pas disa minutash tubim.

Militanët braktisën opozitën në këtë protestë, pasi në pamjet e filmuara me dron nga Report Tv, u pa as 50 veta nuk ishin pjesëmarrës. 

Në protestën para Bashkisë u pa se ishin më shumë policë, sesa militantë, madje edhe ato pak militantë që ndodhen zgjedhin të qëndrojnë poshtë hijes së pemëve për shkak të temperaturave të larta të këtij korriku.

Ashtu si, edhe në protestat e kaluara opozita kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".

Kjo protestë në ndryshim nga protestat e tjera, nuk pati tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës së bashkisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:43
Protesta e opozitës, bllokohet përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, policia bën me dije se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Sipas policisë sot duke nisur nga ora 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri