Gjyqtari, që dënoi me vdekje ish-liderin e Irakut, Saddam Hussein, është kapur dhe ekzekutuar nga militantët islamikë të ISIS. Raouf Abdul Rahman, që dënoi me varje diktatorin në vitin 2006, u vra nga rebelët si hakmarrje për ekzekutimin e 69- vjeçarit.

Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar nga qeveria e Irakut. Ndërkohë Sekretari i Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Bagdad, në një vizitë surprizë. Të dielën, duke folur nga Egjipti, Kerry paralajmëroi militantët sunitë se “ideologjia e dhunës dhe shtypjes nuk është një kërcënim vetëm për Irakun, por për të gjithë rajonin”. Të dielën rebelët e ISIS morën nën kontroll pikat e kalimit kufitar me Sirinë dhe Jordaninë.

Po ashtu ata kanë nën kontroll edhe një aeroport me rëndësi strategjike në Tal Afar në veri. Humbja e kontrollit në pikat kufitare me Sirinë është një goditje e rëndë për qeverinë e Irakut.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)