Mes tyre dhe kryetarja e shoqatës së të pushuarve nga puna në administratën e shtetit, Nertila Ismailgeci (Qafezezi), ka dalë kundër protestës së thirrur nga opozita e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. E njohur për protestat e saj të forta kundër kryeministrit Edi Rama para Kryeministrise dhe nje kundërshtare e paepur ndaj shumicës parlamentare, prania e Kryemadhit e ka bërë të tërhiqet.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ismailgeci shprehet se nuk mund të protestohet krah Monika Kryemadhit, partia e së cilës kreu një masakër në drejtorët e Administratës që nga viti 2014.
Postimi në rrjetet sociale:
“Të protestoj përkrah Monikës!!!!
Shumë Nëna, motra, akoma nuk kanë tharë lotët prej dhunës, masakrës që bëri partia e Monikës, me drejtorët në administratë prej 2014. E pra kur Monika qeveriste me Edvinin, ne nënat protestonim për papunësinë, varfërinë që sot LSI trumpeton fort. PD është e fortë mund ta ndalë edhe vetëm të keqen”, shkruan Ismailgeci.
Nertila Ismailgeci është një nga aktivistet e forta të PD-së, e cila ishte në krye të protestave pas largimeve të padrejta nga puna në administratë e shumë punonjësve, pas ardhjes në pushte të koalicionit PS-LSI.(TemA)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








