Milje pafund, kosto e madhe, udhëtim tranzit dhe numër i pakët biletash. Tifozët e Arsenal dhe Chelsea-s të irrituar me UEFA-n

Milje pafund, kosto e madhe, udhëtim tranzit dhe numër i pakët biletash. Tifozët e Arsenal dhe Chelsea-s të irrituar me UEFA-n

Rruga që do bëjnë tifozët për të ndjekur finalen

Skuadrat angleze këtë sezon kanë ‘pushtuar’ kompeticionet Europiane ku përveç Championsit që do të përballen Liverpool-Tottenham, në ‘Europa League’ do të jetë derbi  Arsenal-Chelsea. Menjëherë pas të enjtes ku u mësua edhe finalja e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë, tifozët e Chelsea dhe Arsenal janë interesuar për biletat e ndeshjes finale.

Siç raportojnë mediat britanike, tifozët e të dy ekipeve do të heqin picirr për të qenë në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj të 2019. E para është distanca shumë e largët që tifozët duhet të udhëtojnë. Mes Londrës veriore dhe asaj jugore në të cilën ndodhen ekipet ka një distancë 8 milje dhe për të shkuar në Baku tifozët e të dy skuadrave duhet të përshkruajnë afërsisht numër të njëjtë miljesh.

Sipas “Daily Mail” nga Londra në Baku bëhet fjalë për një distancë 2.850 milje, e cila konsiderohet si shumë e madhe. Duke patur parasysh se tifozët do të jenë vajtje-ardhje atëherë distance shkon në 5700 milje. Gjithsesi vështira nuk ndalet këtu. Po sipas të njëjtit burim në datat e ndeshjes nuk ka udhëtime direkte nga Londra në Baku, ndaj për të shkuar në Azerbajxhan tifozët londinez do të duhet të kalojnë tranzit në një aeroport tjetër.

Udhëtimi parashikohet të zgjasë 10 orë dhe të kushtojë afërsisht 1 mijë paund, pa përfshirë çmimet e biletave të stadiumit. Si të mos mjaftonin këto, për të hyrë në Azerbajxhan tifozët duhet të sigurojnë edhe vizë nga ambasada, pasi lëvizja në këtë shtet nuk është e lirë.

Mbi të gjitha Arsenal është i irrituar edhe për një tjetër arsye. Të dy ekipet kanë në dispozicion nga UEFA 6 mijë bileta, një numër tepër i vogël në krahasim me masën që mendohet se do të dëshirojnë të marrin pjesë në finale. Për këtë arsye Arsenal i ka kërkuar UEFA-s ta rrisë këtë numër pasi në të kundërt do të zhgënjejë fansat e saj besnikë, por nga institucioni i futbollit në Europë ka marrë përgjigje negative.

Një tjetër problem që do të kenë tifozët në Baku janë edhe çmimet e larta të biletave. / Pergatiti Ernest Koçi

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë