Milkani: Takimi i fundit me Artan
 Minarollin, kishte të tjera plane

Milkani: Takimi i fundit me Artan<br /> Minarollin, kishte të tjera plane
Regjisori i njohur Artan Minarolli ndërroi jetë papritur në pragun e ndërrimit të viteve. Ikja e tij ka lënë shumë dhimbje pas tek artistët që kanë punuar me të. Kineasti i njohur Pirro Milkani duke kujtuar takimin dhe bisedat e fundit me të e ka shprehur dhimbjen e tij me këto fjalë:

“Sot ti shkove... shkove me "pabesi" mëhalleliu im! Shoku im fëmijerisë, u rritëm bashkë, e pastaj vazhduam përsëri sëbashku në Kinostudio, në grupe xhirimi me Ty, Tanin e paqshëm! Me Ty, Tanin gjithnji modest dhe i këndëshëm.

U Takuam në Nëntor në Tiranë, ndejtëm gjatë, u çmallëm! Ku ta dija unë se kjo ishte hera e fundit që përqafohesha me mikun tim! Nuk më the asgjë, nuk më dhe as një shenjë... të tjera plane më kallzove! Pse më "gënjeve" i dashur mik?!!...

Ike në në ndërrimin e viteve 2015-2016 të festosh me ENGJËJT në qiell! "Egoist"! Le mbrapa gjysmën tënde Etlevën, shoqen tënde, le djalin, tashmë nuk do ti mungoj thjesht një baba, por një mirësi, një shok, ku ai mbeshtetej dhe të kishte si udhërrefyes! Etleva, me djalin do të ketë kopjen e Tanit, si vetmi motiv për të vazhduar jetën, por gjysma e saj që je Ti, do të jetë e pazëvëndësueshme, dhimbje që do të shuhet vetëm kur takoheni një ditë në qiell ashtu si gjith të gjallëshmit e kësaj jete. Atje do të na tregosh pse u nxitove me ikjen tënde o njeri!!!

Ke brengosur keq shumë miq e shokë që të deshën se Ti na dhe dashuri pa kusht!

I theve dhe i përmbyse të gjithë gotat e tavolinat që ishin pregatitur për Vitin e Ri! Ti, ai i qeti, i buzëqeshuri, i urti, i miri, kur "vendose" të shkatërrosh, i "përmbyse" të gjitha dhe shkove pa pritur të na japësh llogari për këte gjëmë!

RRUGA E MBARË MIK , PUSHOFSH NË PAQË!
LAMTUMIRË!
Të përqafoj miku yt 
Syçi

milkani

Në foto: Takimi i fundit me Tanin në Kafe "Melburni" ke Tafajt në Mëhallën tonë ku u rritëm. Me regjizorin Piro Milkani. Nëntor 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin