Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim

Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim

Zoran Millanoviç

Zoran Millanoviç e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën (12 janar), sipas rezultateve të para pas numërimit të 98.65 për qind të votave.

Milanoviç fitoi më shumë se 74% të votave në krahasim me kundërshtarin e tij Dragan Primorac, i cili mori gati 26%, sipas rezultateve të lëshuara nga autoritetet shtetërore zgjedhore të Kroacisë pasi u numëruan më shumë se 99% e votave.

Në një fjalim pas publikimit të rezultateve, Milanoviç tha se fitorja e tij ishte një shenjë miratimi dhe besimi nga votuesit.

Kroaci, faleminderit. Kjo është një ditë e madhe për mua personalisht. Këtë fitore e shoh si njohje për punën time, një lloj besimi i popullit në mua”, tha ai.

Ndërkohë pas kësaj fitoreje edhe Presidenti Bajram Begaj uroi Millanoviç me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 “Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkroi Begaj në platformën X.

Kush është Zoran Millanoviç?

58 vjeçari, është politikani më popullor në Kroaci dhe ndonjëherë krahasohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për stilin e tij luftarak të komunikimit me kundërshtarët politikë.

Shpeshherë Millanoviç - një ish-kryeministër populist - e ka kundërshtuar kryeministrin Andrej Plenkoviç në lidhje me politikat e jashtme dhe publike.

I diplomuar në Drejtësi, ai ka qenë një nga figurat më dominuese në politikën e Kroacisë për gati dy dekada. Si diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi në vitet 1990, ai më vonë ka shërbyer edhe në misionin e Zagrebit në BE dhe në NATO, në Bruksel. Ai ka hyrë në politikë në vitin 1999, duke iu bashkuar Partisë Social-Demokrate (SDP) – dikur parti komuniste – dhe është bërë lider në vitin 2007.

Millanoviç ka shërbyer si kryeministër nga viti 2011 deri më 2016. Por qeveria e tij, e cila ka mbikëqyrur anëtarësimin e Kroacisë në BE në vitin 2013, ka dështuar t’i zbatojë reformat shumë të nevojshme, duke shkaktuar ngecje ekonomike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik

Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik