“Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të dëmshme dhe të palogjikshme. Është e palogjikshme të bëhesh trim dhe të kërcënosh shtetin fqinj me bllokadë, e cila është e bllokuar edhe nga një shtet tjetër. Siç është gabim që të përzihesh në punët e brendshme përmes keqpërdorimit për anëtarësim në NATO. Me këtë bllokadë të mundshme Rama nuk do të kënaq aleatët e Uashingtonit, dhe për këto merita Rama mund të merrte medalje nga Moska”, thotë Milloshovski.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Milloshovski thotë se kryeministri Rama kërkon të imponohet si “padron suprem” i shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, ndërsa shton se patriotizmi i kreut të qeverisë shqiptare dëmton qytetarët e Maqedonisë në aspiratat e tyre integruese.
“Kryeministri Edi Rama nuk mund të jetë lider me vizion për rajonin por vetëm një politikan i mesëm i cili shet populizëm patriotik për përdorim të brendshëm me të cilët i dëmton të gjitha përcaktimet evro-atlantike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe shqiptarët në Maqedoni me çka dëshiron të imponohet si ‘padron suprem’”, shkruan nënkryetari i Parlamentit, njëherësh ish ministri i jashtëm i Maqedonisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)