Milo bashkëpunim me LSI,kandidati i
tij ikën nga gara:Besoj te PS e Rama

Milo bashkëpunim me LSI,kandidati i<br />tij ikën nga gara:Besoj te PS e Rama
Kandidati për deputet i Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos në Berat, Florian Malasi është tërhequr nga gara.

Ai madje ka zbuluar arsyen e dorëzimit të tij, duke thënë se “Tërhiqem nga gara, ndjehem i pêrfaqësuar nga PS dhe Edi Rama”.

Milo ndërkohë është rreshtuar krah Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pak më parë një tjetër kandidat për deputet i Partisë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit në Vlorë, Leonard Beqiri është tërhequr nga gara po me arsyetimin se përfaqësohet nga Rama.

Të njëjtën gjë bëri edhe kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike, Astrit Kuçi i cili u tërhoq nga gara në Shkodër. Ai është shprehur se është tërhequr nga kandidimi pasi ka vendosur të mbështesë Partinë Socialiste.

Kuçi është kryetar i partisë së drejtuar nga Bamir Topi në Pukë. Në një prononcim për Puka Tv, Kuçi tha se është në mbështetje të kandidatit socialist Paulin Luli dhe madje i bëri thirrje edhe simpatizantëve të tij të votojnë për Lulin./Lexo.al

malasi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset