"Me këtë rast, ashtu siç e do tradita më e mirë demokratike, europiane dhe botërore nga kjo foltore i bëj thirrje zotit Berisha të dalë para shqiptarëve dhe të kryejë aktin qytetar, civil, të pranimit të humbjes së PD dhe të urojë kryeministrin e ri të vendit, zotin Edi Rama", theksoi Milo.
Ai i ka shtuar këtij argumenti, se meqë po hapet një epokë e re në qeverisjen e Shqipërisë dhe në historinë politke të Shqipërisë është mirë që të bëhet edhe ai qëndrim dhe sjellje, që duhet të shënojë një zhvillim të ri në politikën shqiptare. Presim që zoti Berisha pranon humbjen dhe të kryejë së bashku me PD rolin e opozitarit.
"I uroj qeverisje të suksesshme kryetarit të PS, PS dhe Alenacës për Shqipërinë Europiane", përfundoi deklarata e Milos.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)