Milo: Çfarë i thashë Berishës kur më
kërcënoi me 15 vite burg në mars '97
Ish-ministri i Jashtëm, politikani dhe historiani Paskal Milo, komenton për emisionin "45 minuta" në Report Tv negociatat e marsit të vitit 1997, që çuan në formimin e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar.
Ish-ministri i Jashtëm, politikani dhe historiani Paskal Milo, komenton për emisionin "45 minuta" në Report Tv negociatat e marsit të vitit 1997, që çuan në formimin e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar.
Milo rrëfen përplasjen me Presidentin e atëhershëm Sali Berisha, pasi ky i fundit e kishte kërcënuar me 15 vite burg lidhur me deklaratat e ish-nënkryetarit të PSD-së në Vlorë për rrëzimin e qeverisë.
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale kujton se i është përgjigjur Berishës që të shkojë në Vlorë dhe t'i ankohet popullit atje.
"Unë iu drejtova Tritanit dhe Berishës me gjuhën e momentit dhe z.Berisha gjithashtu më akuzoi se kisha një mikun tim që ishte anëtar i Komitetit të Shpëtimit të Vlorës dhe unë i thash mos më akuzoni mua në këtë tavolinë as mos i bëni në Tiranë, por shkoni në Vlorë, po ua mbajti dhe ia thoni popullit të Vlorës atje".
Gjatë bisedimeve, Milo kujton gjithashtu se Berisha kundërshtoi propozimin e PS-së që të ishte ai kryeministër i Qeverisë së Shpëtimit, për shkak të pozicionit të nënkryetarit të Partisë Social Demokrate të Skënder Gjinushit.
Ish-ministri i Jashtëm thekson gjithashtu se negociatat mes Berishës dhe opozitës nisën pas insistimit të ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë dhe më konkretisht nga ambasadori italian, Paolo Foresti dhe ajo e SHBA-së, Marisa Lino.
"Edhe tavolina që u iniciua në Presidencë për bisedime, ka pasur një nxitje nga këta dy ambasadorë dhe më pas u arrit dhe nga disa aktorë të tjerë, u arrit që të bëhej takimi i njohur mes z.Mejdani e Dokles me Berishën dhe Shehun në Presidencë".
Duke komentuar situatën aktuale politike, Milo thotë se Shqipëria nuk rrezikon krizë sociale si në '97-ën, pasi njerëzit janë më të ndërgjegjësuar, ndërsa protestën e opozitës e sheh si rezistencë ndaj ligjit të Vettingut.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20