Milo deklaron “divorcin” me PS
Rama negocion me Dulen e Idrizin

Milo deklaron “divorcin” me PS<br />Rama negocion me Dulen e Idrizin
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka bërë dje publik divorcin me koalicionin e majtë. Në një takim me strukturat e forcës së tij politike në Vlorës, Milo kujtoi edhe një herë faktin se PS, nuk respektoi marrëveshjet parazgjedhore me aleatët, duke mos lënë asnjë mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
 
Sipas Milos, Partia Socialiste ka zgjedhur ta largojë vetë PDS-në nga koalicioni i saj duke mos e bërë pjesë të asnjë prej mbledhjeve të saj me aleatët. Kreu i PDS-së Milo, deklaroi se do të bëhet pjesë e një tjetër koalicioni me vlera politike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Rreth një muaj më parë, PS nuk dërgoi ftesë në drejtim të disa prej aleatëve të dikurshëm Milo e Gjinushi, duke lënë të nënkuptohet se bashkëpunimi me ta është konsideruar i mbyllur pas zgjedhjevetë 23 qershorit kur e majta erdhi në pushtet.

Megjithatë kryeministri Rama, nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre largimeve duke kryer negociata të vazhdueshme me krerët e forcave të tjera politike për të formuar një koalicion solid për zgjedhjet vendore. Rama ka bërë një ftesë zyrtare për kreu e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
 
Burime pranë kësaj force politike, bëjnë me dije se mes kryeministrit Rama dhe Idrizit është arritur në një marrëveshje paraprake por pengesë është bërë oponenca që ka ndodhur brenda PDIU-së nga dy deputetë të saj, të cilët kërkojnë të rreshtohen në zgjedhje në krah të Partisë Demokratike. Aleanca me PDIU-në, shihet si një marrëveshje afatgjatë për kreun e qeverisë Rama për shkak edhe të pesë deputetëve që kjo forcë politike ka në Kuvend. Rama është duke i dhënë fund edhe bisedimeve me kreun e PBDNJ-së Dule, i cili ka deklaruar se nëse do të përmbushen kërkesat e tij në zgjedhje do të vijojë të jetë pjesë e mazhorancës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit