TIRANE- Historiani dhe kreu i PDS Paskal Milo ka vlerësuar rolin që ka luajtur Enver Hoxha në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe vetë luftën që e renditi Shqipërinë si palë fituese. “Nëse nuk do ishin dëshmorët e 4 Shkurtit, do të ishin vënë në jetë planet e copëtimit të Shqipërisë dhe sot s’do kishim Jugun e Shqipërisë”, tha Milo në aktivitetin e mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 4 Shkurtit, ditës së dëshmorëve së LANÇ. Sipas tij, vlera e kësaj lufte është e pazëvendësueshme. “Nuk duhet të kemi frikë të përmendim emrat për atë që kanë dhënë kontributin gjatë LANÇ-it.
Ne duhet t’i gjykojmë ato mbi atë që kanë bërë në ato ditë dhe jo mbi ato që kanë bërë më pas dhe si duhet t’i bënin gjërat. Nuk duhet të kemi frikë të themi se kush e bëri masakrën e 4 Shkurtit, s’duhet të kemi frikë sot të themi të vërtetën mbi misionet e huaja që vinin në Shqipëri s’duhet të kemi frikë të vlerësojmë kontributin e gjithsecilit dhe me realizëm mbi atë që kanë bërë gjatë LANÇ. Madje edhe Enver Hoxhës duhet t’i njihen meritat për ato që ka bërë gjatë luftës, sikundër duhet të dënohet për atë ç’ka bëri më vonë, dhe ky popull ia ka dhënë dënimin”, tha Milo.
Ai foli edhe për dhënien e emrit rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, vendim që duhet të merret menjëherë pasi ky emër duhet të respektohet. Madje, “ka rrugë qendrore të tjera Tirana që të meritojnë emrin e 4 Shkurtit”. Milo foli për ngritjen e një monumenti që do të mund të përkujtojë 84 dëshmorët e kësaj ditë të përgjakshme por dhe të LANÇ. “Edhe një obelisk, simbol tjetër i gjallë dhe i prekshëm për dëshmorët e 4 Shkurtit. Ishin 84 njerëz që ishin martirë, dëshmorë, jo viktima.
Të gjithë bashkë si ekip që duam të mbrojmë historinë tonë kombëtare, të qëndrojmë kështu për tërë vitin, të mbrojmë një thesar të madh të traditës sonë kombëtare që për jetë të jetëve do mbetet i tillë”, tha Milo. Dhe nuk është hera e parë që kërkohet një rivlerësim i figurave që drejtuan Luftën, mes të cilëve Enver Hoxha, udhëheqës i kësaj lufte, që drejtoi vendin për 45 vite me dorë të hekurt.
Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com