Milo: Gati koalicioni me PS nëse 
 respektohet marrëveshja e 2013

Milo: Gati koalicioni me PS nëse <br /> respektohet marrëveshja e 2013
TIRANE - Në prag të zyrtarizimit të koalicioneve zgjedhore partitë më të madhe të dy koalicioneve që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit janë në kulmin e negociatave me partitë e vogla.
 
Partia Socialiste pas mbylljes së marrëveshjes së bashkëpunimit me LSI, PDIU dhe partinë e komunitetit maqedonas, mësohet se po vijon përpjekjet me aleatin tradicional Paskal Milon.
 
Zoti Milo që drejton Partinë Demokracia Sociale, për A1 Report është shprehur se janë duke negociuar me PS, por theksoi se kusht kryesor për këtë bashkim mbetet respektimi i marrëveshjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013.
 
Sipas Milos nëse plotësohet kjo marrëveshje për bashkëqeverisje në nivele të dyta zyrtarësh, brenda javësh mund të ketë firmosje të marrëveshjes, por nëse nuk do të ketë respektim të marrëveshjes, Demokracia Sociale do të garojë në një tjetër koalicion.
 
Zoti Milo theksoi se në këto zgjedhje partia që ai drejton synon një numër të konsiderueshëm këshilltarësh në këshillat bashkiak. Ndërkohë mësohet se nuk ka ende tratativa me aleatin tjetër të vjetër, PSD e Skënder Gjinushit.
 
Paralelisht mësohet se e majta ndodhet në bisedime edhe me PBDNJ-në e Vangjel Dules, por gjithçka pritet të sqarohet në ditët në vijim. Palët nuk bien ende dakord për bashkinë e Himarës, ku Partia Socialiste nuk ka pranuar kërkesën për ta lënë zonë të lirë për PBDNJ-në këtë qytet. Ndërsa është rënë dakord për 2 bashkitë e tjera Dropullin dhe Finiqin.
 
FRD e drejtuar nga Bamir topi gjithashtu është një parti që pritet ti bashkangjitet koalicionit të majtë, palët janë ende në negociata , por pasur ende një marrëveshje zyrtare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve