Milo: Kriza politike do zgjidhet
në çastin e fundit, por me kosto 

Milo: Kriza politike do zgjidhet<br />në çastin e fundit, por me kosto 
Kriza politike që ka mbërthyer politikën shqiptare, sipas kreut të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, do të zgjidhet në momentin e fundit, por me kosto të rënda për jetën e vendit.
 
Ai e konsideron të paligjshëm kushtin e PD-së për qeveri teknike, por thotë se zgjidhjet jo të ligjshme nuk janë një çudi për politikën shqiptare.

“Mbështetur në përvojën shqiptare të viteve të shkuara mendoj që edhe për krizën aktuale do të ketë një zgjidhje të momentit të fundit atëherë kur çdo gjë do të duket sikur nuk do të mund të ketë përfundim tjetër. Pavarësisht se për mendimin tim kërkesa e PD dhe opozitës është një kërkesë jo legjitime, por kur jemi në një moment që njëra palë këmbëngul në mënyrë të verbër, pala tjetër që është më e përgjegjshme, që ka marrë përsipër të qeverisë vendin e ka për detyrë që të përpiqet të gjejë një zgjidhje qoftë edhe atëherë kur mendoj se kjo zgjidhje nuk është në përputhje me ligjin”, u shpreh Milo.

Megjithatë ai nuk e përjashton mundësinë ekstreme që palët mos të gjejnë një zgjidhje të mesme, e cila do shtynte për në vjeshtë zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas Milos, e domosdoshme është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për të siguruar zgjedhje të besueshme.

“Në se nuk do të arrihet kompromis brenda këtyre 10 ditëve pa dyshim që komprometohet data e 18 qershorit dhe do të shkojmë pastaj natyrshëm në një konsumim të mandatit të plotë të mazhorancës aktuale por me një përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike tjetër pas 18 qershorit që do t’i çonte zgjedhjet diku nga vjeshta. Duhet patjetër të ndryshojë Kodi Zgjedhor, nuk po flasim tani për ndryshim të sistemit kur në fakt duhet të ndryshojë sistemi”, ka deklaruar Milo.
 
Lidhur me aleancat zgjedhore, Milo thotë se PDS është duke negociuar me forca të ndryshme të spektrit të majtë e të qendrës, duke mos përjashtuar edhe një aleancë të mundshme me Partinë Libra të Ben Blushit. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë