Milo: Me hir ose me pahir, PS-
LSI do bashkëqeverisin përsëri 

Milo: Me hir ose me pahir, PS-<br />LSI do bashkëqeverisin përsëri 
Pavarësisht nga tonet e ashpra të kësaj fushate elektorale, kryetari i PDS, Paskal Milo, sheh sërish bashkëqeverisje PS-LSI pas pas 25 qershorit. 

I ftuar në "45 minuta" me Denis Mingën në Report Tv, Milo tha se ky koalicion është më i natyrshëm sesa një bashkëpunim i PS-së me PD-në, siç edhe është artikuluar mediatikisht, i cili do të kontestohej në radhë të parë nga elektorati i dy forcave politike. 

"Një koalicion me LSI për PS-në është e keqja më e vogël se një koalicion me PD-në. Në rastin e parë kemi një koalicion që ka funksionuar, ndërsa me PD është i panatyrshëm, ka një hendek, forcat ndahen me njëra-tjetrën, forca sociale që janë kundër njëra-tjetrës, s'do pritej mirë nga militantët e dy partive. Këtu s'jemi në Gjermani, as në ndonjë vend europian demokratik ku bashkëqeverisja është normë, pranohet, këtu jemi në një Shqipëri të varfër, me shumë korrupsion. Të parët do ishin militantët që s'do pranonin. Me hir ose me pahir, PS-LSI do bashkëqeverisin", u shpreh Milo.

"Mandati im për PS nëse Rama kërkon ndjesë"
I pyetur për marrëveshjen, PDS-LSI, Milo tha se ka në funksion mbrojtjen e votave. Ndërsa theksoi se mandati i tij në Kuvend do shkonte për qeverinë "Rama" nëse ky i fundit do kërkonte ndjesë për shpërfilljen ndaj aleatëve, pavarësisht se cili do të ishte vendimi i LSI-së. 

"Ne kemi marrëvgeshje me LSI, e cila do kujdeset për ruajtjen e votave për PDS-në. Ka dhe një pikë tjetër për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve, nëse partitë tona do vijnë në qeverisjen e vendit. Vendimmarrja është sovrane në përputhje me programin e partisë tonë, me interesat e vendit. Do vendosim në momentin e duhur se me cilin do bashkëpunojë PDS", tha Milo.  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë