Milo për Report TV: Jam aleat
i socialistëve jo i individëve

Milo për Report TV: Jam aleat<br />i socialistëve jo i individëve
Kreu i Socilal Demokratëve Paska Milo, tha para nisjes së ceremonisë, se është i pranishëm në Kongresin e PS dhe kjo nuk do të thotë se e ka braktisur këtë aleancë me socialistët, megjithatë Milo tha se është aleat jo i individëve të veçantë qoftë ky dhe kryeminsitri por i PS.

“Unë jam deri tani të paktën aleat i socialistëve dhe jo i individëve të vecantë se në historinë e gjatë të tranzicionit kam pas të bëjë me një numër të madh përfaqësuesisht të PS.Kjo është cilësia me të cilën kam marrë pjesë sot."

Lidhur me qeverisjen e kryeminsitrit Rama, Milo tha se nuk koha për ti bërë analizë por tha ai së shpejti do ta bëjnmë në mbledhjen e Komiteti drejtues këshillit të PSD 

“Qeverisja ka qënë dhe mbetet sfidë e madhe që sic u fituan zgjedhjet, edhe sfida e qeverisjes duhet të përballohet pa aleatë. ‘Në luftë dhe ën punë shkohet me shokë dhe jo vetëm’ se vetëm të ha ujku thotë populli"

Milo tha për Report TV se do të ishte e rëndësishme prania e Fatos Nanos si themelues i PS.

"Një nga kontributorët e mëdhenjt si Nano padyshim do ishte mirë të ishte. Do ishte në nderin e tij të ishte sot në këtë ngajrje të rëndësishme në PS."-tha Milo


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare