Milo: Shtetet e huaja, dosje për
politikanë të lidhur me krimin

Milo: Shtetet e huaja, dosje për<br />politikanë të lidhur me krimin<br /><br>
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se vendet e huaja kanë dosje për politikanët shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar apo të korruptuar.

I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Milo tha se shtetet partnere kanë emra të caktuar të politikës shqiptare, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe afera korruptive. "As nuk e imagjinoni sa dosje kanë shtetet e tjera, kanë një mal me dosje për lidhje me krimin dhe fenomene të krimit. Vështirë se mund të ketë ndonjë dosje pas 1996 e nivelit të lartë politik shqiptar që të mos jetë e ngarkuar me informacione dhe fakte për lidhje korruptive dhe kriminale. Unë kam pasur rastin të bisedoj me ambasadorë amerikanë në të kaluarën dhe të vendeve të BE e me homologë të mi, të cilët herë pas here më kanë informuar për natyrën e këtyre dosjeve dhe për emra të veçantë të politikës shqiptare", u shpreh Milo. 

Sa i takon ngritjes së task-forcës kundër krimit të organizuar me ekspertë të FBI, Milo thotë se kjo strukturë e huaj do ketë rol vendimmarrës në goditjen e elementëve të krimit të organizuar. "Besoj se kjo strukturë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk është në nivel këshillimor, por në nivel ekzekutiv, pra janë vendimmarrës"

VIDEO/ Emisioni 45 Minuta, I ftuar në studio Paskal Milo - Temë diskutimi: SHBA-BE kundër krimit

Sot si e shikoni situatën?

Më duket si deja vu. SHBA duan që të kenë një bashkëpunim intensiv me Ministrin e Brendshëm për shkak të rëndësisë që po merr lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar në Shqipëri. Këtu janë të përqëndruara fijet ku mund të luftohen këto, në ministrinë e Brendshme.

A e vë në vështirësi Kryeministrin kjo situatë?

Nuk besoj që Kryeministri mund të përjashtohet. Në të kundërt ai do të shëndërrohej në njeri kukull. Nuk e përjashtoj që mund të ketë një trekëndësh: komuniteti ndërkombëtarë, kryeministri dhe Mistria e Brendshme. Kryeministri ka pushtet të madh, drejton vendin nuk mund të përjashtohet dhe nuk duhet aluduar që ka një mëdyshje në raportete Kryeministrit me ndërkombëtarët.

A është një sfidë kjo periudhë si për Ramën edhe për Xhafajn?

Pa diskutim është për ta dhe për të gjithë institucionet. Lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit do ti hapte rrugë negociatave për anëtarësim në BE.

Do të doja t’iu pyesja në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë. Kamë informacion që dhe pakti i miqësisë ka skaduar?

Ai skadoin në mars të vitit 2018, me sa kam informacion ka qenë për 22 vite. Më kujtohet që presidenti i Greqisë ka ardhur në mars të vitit 1986.

A do të thotë skadimi i paktit gjendje lufte?

Jo në asnjë mënyrë. Kjo është qesharake. Po bëhen përpjekje për çmontimin e këtij ligji edhe nga letra. Takimi i ardhëm në Kretë që do të bëhet do të jetë shumë i rëndësishëm drejt gjetjes së rrugëdaljeve për ti dhënë zgjidhje problematikave shqiptaro-greke?

Çfarë do të zgjidhet se ka shumë çështje?

Për mendimin tim duhet shkuar nga më e lehte tek më e vështira. Prandaj do të sugjeroja që në Kretë të jepet mundësia për kompromis duke filluar me çështjet më t lehta.

Cili është problemi më i lehtë?

Për mua do të ishte heqja e ligjit të luftës dhe fillimi i zbatimit të marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grek. Kjo është më e lehta, por kërkon guxim dhe dëshirë për të bërë kompromis. Nëse shkohet me vullnet politik për të gjetur kompromis atëherë mund të bëhen këto gjëra. Duhet filluar me të lehta për të shkuar më pas tek çështja e detit, edhe tek kufiri tokësorë. Të kemi një linjë kufiri. Duhet të ketë një dokument të shkruar për të përcaktuar përfundimisht kufirin. Për të shkuar edhe te problemi çam.

Për marrëveshjen e detit çfarë këshille do i jepnit ministrit Bushati?

Bushati ka një përvojë si ministër i jashtëm, nuk dua atë bëj të njohur edhe pikëpamjet që kam shprehur në një takim të zhvilluar. Gjithsesi sugjeroj të shkohet me vullnet politik për të arritur kompromis.

Ka dy qëndrime: PS Rama dhe Bushati janë për marrëveshje të re, PD thonë që marrëveshja ekzistuese është shumë e mirë. Me kë jeni ju?

Jam me variantin e PS, por këtu tani nuk diskutohet e majta dhe e djathta. Në çështje të rëndësishme kombëtare duhet të ketë një qëndrim kombëtarë. Këtu ka vetëm shqiptarë që duhet të shkojnë të unifikuar. Kjo është një çështje e madhe kombëtare dhe duhet të ketë koordinim mes palëve politike. Vendimi i marrë është i Gjykatës Kushtetuese jo i PS.

Marrëdhëniet tuaja me Ramën si janë?

Është një mik i vyer i imi në jetën private, nëse do të ketë politike do ta shohim.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë