Milot, atentati ndaj vëllezërve
pistë hetimi dhe hakmarrja

Milot, atentati ndaj vëllezërve<br />pistë hetimi dhe hakmarrja
MILOT- Policia vazhdon hetimet për të zbardhur atentatin ndaj dy vëllezërve dje në mbrëmje rreth orës 20.00 të mbrëmjes në qytetin e Milotit të rrethit të Kurbinit. ( foto nga vendi i krimit)

Dy vëllezërit po udhëtonin për në banesën e tyre, ndërsa janë qëlluar me breshëri automatike në afërsi të varrezave qytetit, ndërsa i duheshin katër minuta për të mbërritur në banesën e tyre.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mësohet se viktima e këtij atentati është Alfred Gega, i cili ka mbetur i vdekur në vënd, ndërsa është plagosur rënë vëllai i tij Altin Gega. Qytetarë të Milotit bëjnë të ditur se kanë dëgjuar breshërinë automatike, por pakkush e ka besuar se kishte ndodhur vrasja, pasi sipas tyre çdo natë në këtë qytet dhe rrethinat ka të shtëna me armë automatike. Por pak minuta më pas, kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë gjetur Altinin duke u përpëlitur në asfaltë, dhe pak metra më tutje vëllain e tij Alfredin e kanë gjetur pa jetë. Menjëherë kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë edhe rrethimin e vendngjarjes dhe ka nisur edhe mbledhjen e informacioneve të para. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Laçit e më pas me urgjencë në gjedje kritike për jetën, është dërguar në spitalin ushtark Tiranë. Ndërsa viktima është dërguar në morgun e spitalit të Laçit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë dy vëllezërit janë të papunë, ndërsa viktima Alfredi ka qenë i martuar dhe tre vitë më parë është ndarë me bashkëshorten. Aktualisht sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mungojnë pistat e hetimit, pasi në vendin e ekzekutimit të dy vëllzerëve nuk ka pasur drita, ndërsa atentatorët dyshohet sipas policisë, të jenë larguar me makinë. Polcia po heton ndonjë konflikt të mundshëm, të dy vëllezërve binjakë gjatë ditës, apo ditëve më parë, por nuk përjashton edhe pistën e ndonjë hakmarrje të mundshme. Gjithësesi do jenë hetimet që do arrin edhe në konkluzionet përfundimtare mbi vrasjen e Alfred Gegës dhe plagosjen e vëllait të tij Altin Gegës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin