MILOT- Grabitet një dyqan celularësh në qendër të qytetit të Milotit. Autorët kanë thyer qepenin e dyqanit duke marrë një numër të konsiderueshëm celularësh me vlerë rreth 100 mijë lekësh
 
Mësohet se grabitja ka ndodhur rreth orës 02:00 e mëngjesit të sotëm dhe autorët kanë marrë një numër të konsiderueshëm celularësh në pronësi të Xhemal Osmanit.
 
Pronari i dyqanit thotë se grabitësit kanë thyer qepenin dhe kanë hyrë brenda, ndërsa sipas tij megjithëse policia është njoftuar ata kanë erdhur disa orë me vonesë.
 
xhemal osmani logo
(Në foto: Pronari i dyqanit, Xhemal Osmani, duke folur pas grabitjes)

Osmani shton se alarmi i dyqanit ka friksuar autorët duke i detyruar ato të largohen brend pak minutash, por duke shkaktuar një dëm prej rreth 100 mijë lekësh.
 
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk janë identifikuar aurtorët.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)