Sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë."

Burime ja zyrtare tregojnë se tarifa e qarkullimit për automjetet e vogla do te jete 5 euro ndërsa për te rëndat 10 euro. Dhënia me koncesion për mirëmbajtën e rrugës parashikohet te realizohet ne 3 muajt e pare te viti 2012.

Autoriteti kontraktues propozohet të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fisibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare.

Ministria e Punëve Publike, do të nisë procedurat për gjetjen e kompanisë që do të kryejë mirëmbajtjen e rrugës në fjalë. Kompania do të zgjidhet me anë të një tenderi.