Tetë gola këtë edicion kanë bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga talenti kosovar që luan në Holandë, Milot Rashica. Sulmuesi ka shënuar edhe dje në fitoren 0-2 të Viteses ndaj Cambuur 0-2. Kosovari arriti që të riniste kampionatin pas pushimeve në mënyrën më të mirë duke shënuar një super gol në pjesën e dytë për t’i hapur rrugë fitores. Lojtari kosovar ka bindur edhe De Biasin, që mund ta ftojë në Francë 2016.