MILOT - Katër të rinj tentojnë të grabisin me armë dhe maska në Milot të Kurbinit.

Por që kanë dështuar në qëllimin e tyre, pasi janë arrestuar Pjeter Lleshi, 18 vjeç, Klinsman Preçi, 19 vjeç, Besmir Veseli, 24 vjeç, Rivelino Veseli, 22 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin me armë dhe maska kanë tentuar të grabisin me dhunë banesën e shtetasit Xh.S në Milot, duke u përleshur me pronarin.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)