TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Florian Mima në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme tha se, qeveria e ardhshme po përgatitet të riprezantojë taksimin progresiv në vend.
Duke komentuar konferencën dy ditore që u mbajt në fillim të kësaj jave, nga Partia Socialiste në Tiranë, Mima u shpreh se këshilla e ekspertëve për mos rritjen e taksave, ka rënë në vesh të shurdhër të autoriteteve të ardhshme pasi këto ditë po përgatisin paketën e çmontimit të taksës së sheshte dhe riprezantimin e taksimit progresiv në vend.
"Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore theksoi se përpjekja e qeverisë së re, duhet të jetë shmangia e rënies së ekonomisë në recesion. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një territor solid të rritjes ekonomike pavarësisht vështirësive dhe jo territor malor dhe recesioni", tha ministri Mima, informon ATA.
Mima u dha përgjigje edhe akuzave të PS-së për koncensionet. "Ministrat e rinj do të kenë mundësinë të njihen me një lumë reformash të ndërmarrë nga qeveria demokratike. Ata do të kenë mundësinë të shohin me lupë çdo koncension të dhënë nga kjo qeveri", deklaroi Mima.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com