Menjëherë pas propozimit të bërë nga Departamenti i Sigurisë në partinë Demokratike, për rikthimin ndaj forcave të armatosura të statusit dhe misionit të tyre, sipas standardeve të Aleancës Euroatlantike, që sipas PD-së janë lënë pas dore, ka ardhur edhe reagimi i Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në një reagim zyrtar të Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli thuhet se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë.
 
Sipas Kodhelit, këtë sapo e ka konfirmuar edhe një sondazh i UNDP Albania, European Union in Albania dhe IDM Albania.
 
Në Shqipëri,shton Kodheli nivelin më të lartë të besimit nga institucionet në vend e gëzojnë Forcat e Armatosura.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)