Mimi Kodheli: Mbrojtja kolektive
e NATO-s, ja pikëpamjet e mia

Mimi Kodheli: Mbrojtja kolektive<br />e NATO-s, ja pikëpamjet e mia
Ministri i Mbrojtjes Mimi Kodheli në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore Londër, mbajti një ligjeratë të gjatë, teksa ka ndarë pikëpamje dhe mendime përreth Rajonit të Ballkanit Perëndimor, i ndikuar nga kërcënimet në zonën Lindore dhe Jugore kufizuese me NATO. Kodheli preku lehtas historinë e konflikteve në Ballkan, duke nënvizuar se vendet anëtare të NATO po përballen në 2014 me rreziqe që vijnë nga lindja e jugu sipas veçorive të ndryshme, por kanë të përbashkët parimet e mbrojtjes kolektive.

“Shqetësimet e të gjithë krahut lindor dhe jug-lindor të Aleancës janë të dukshme. Ballkani Perëndimor, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar plotësisht nga paraja dhe ideologjia e Moskës e fondamendalizmit islamik”, tha Kodheli.

Sipas saj, rruga e Ballkanit drejt BE është më e ndërlikuar, e këtu përfshi dhe Shqipërinë. Në lidhje më politikën e jashtme ka forca politike në shumë vende të Ballkanit që e shohin mënyrën e të mënduarit të Rusisë si alternativa më e mirë për të ardhmen e vendeve të tyre. Ajo vlerëson nismën e Merkel për një Ballkan të integruar, rolin e Shqipërisë në qendër të kësaj nisme. Kodheli garanton se do mbështesë vendet e rajonit për integrim në NATO.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj